Elbasan-Balla Anetaresimet e reja ne PS kontribut per Shqiperine e gjenerates tjeter

BALLA-TIRANË, 28 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njeheresh zevendeskryetar i grupit parlamentar te PS-se, në kuadër të anetarësimeve të reja në Partinë Socialistë ka mirëpritur sot 250 anetarësime të reja, duke i konsideruar si një kontribut për gjeneratën tjetër.

Deputeti i Partisë Socialiste, Balla, nëpërmjet statusit të tij Facebook, shprehet se Partia Socialiste Elbasan mirëpriti sot 250 të reja dhe të rinj, te cilet u bënë pjesë e partisë më të madhe të shqiptarëve.

"Në këtë takim u shpreha se: "Çfarë mund të bëjmë së bashku në këtë parti nuk mund ta bëjmë dot të vetëm dhe çka seicili prej jush mund të bëje si pjesë e bashkësisë së madhe të Partisë Socialiste, për realizimin e aspiratës sonë që të jetojme në Shqipërinë që duam dhe që meritojme, nuk e bëjme dot në asnjë parti tjetër", pohon Balla.

balla5Po ashtu, Balla shprehet se "Për këtë qëllim të jesh sot anëtar i Partise Socialiste është një krenari e përkatësisë në partinë më të madhe te shqiptareve. Ne kemi mesuar nga Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, se çfare mund të bëjmë se bashku nuk mund ta bëjmë dot te vetem. Çfarë mund të bëjë bashkësia e Partise Socialiste për të mirën e Shqipërisë sonë nuk e bën dot më mirë asnjë parti tjetër. Përkatësia ne partine më të madhe të shqiptarëve, është kontribut për Shqipërinë e gjeneratës tjetër".

"Elbasani është një qytet shumë i bukur, ku historia ka lënë gjurmet e veta. Elbasani ka njerëz shumë të mirë dhe punëtorë. Vajzat dhe djemte e rinj të Elbasanit meritojnë më shumë vleresim. Ne jemi sot këtu për t'ju ftuar të kontribuoni edhe ju për Shqipërinë e gjenerates tjetër", shkruan Balla. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama