Kisha “Shën Maria” në Elbasan po zhvillon një meshë në nder të biznesmenit Artan Santo, dhjetë ditë pas vrasjes së tij. Në meshën e mbajtur nga At Nikolla Marku, janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë. At Nikolla Marku theksoi se Artan Santo do të respektohet ashtu siç i takon. Artan Santo u vra mëngjesin e 26 qershorit, një ngjarje kjo që shkaktoi tronditje të thellë në mbarë opinionin shoqëror. Bankieri dhe biznesmeni Artan Santo do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëpunëtorëve. Do t’i mungojë sistemit bankar. Por, ai do të mbetet i vlerësuar për kontributin e padiskutueshëm të tij në zhvillimin e biznesit në Shqipëri.