TIRANË, 16 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryeministri Rama deklaron se ne qytetin e Elbasanit qe për 25 vjet ishte i marrë peng nga plehrat që digjeshin jashtë kontrollit, sot u vu në punë impianti i ri, investim me standardet e BE-së dhe i vetmi në Shqipëri që përveç perpunimit të plehrave, do të prodhojë dhe energji nga mbetjet.
Kryeministri Rama në nje status te tij ne Facebook shkruan mbremjen e se henes se : " në qytetin e marrë peng 25 vjet nga plehrat që digjen jashtë çdo kontrolli, ku po vihet në punë impianti i ri i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane. Ky investim me standardet e BE brenda pak muajsh do të çoje në mbylljen përfundimtare të vatrës kanceroze të plehrave të qytetit, e cila do të kthehet në zonë të gjelbër. Impianti i ri, përveç përpunimit të mbetjeve të të gjithë bashkisë së re të Elbasanit, është pjesë e kompleksit të prodhimit të energjisë nga mbetjet, i pari kompleks i këtij lloji në vendin tonë; një model i Rllindjes Mjedisore që do të zhvillohet edhe në disa zona të tjera, me shpresën e madhe që në një masë shumë të konsiderueshme problemi çerekshekullor i plehrave në vendin tonë do të zgjidhet me themel në harkun e pesë viteve të ardhshme". /a.ke/