Komisariati i Policisë së Elbasanit, gjatë fundjavës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 5 personave, të cilët gjatë drejtimit të mjetit, nuk ishin të pajisur me patentë. Gjithashtu janë bllokuar 3 mjete për mungesë dokumentacioni, janë pezulluar 8 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike dhe janë vendosur 330 masa administrative. Ky operacion i efektivëve të Elbasanit, vjen në kuadër të marrjes së masave për sezonin turistik e parandalimin e aksidenteve rrugore.