Elbasan lind qengji me 6 kembe dhe dopio organe

Elbasan, lind qengji me 6 kembe dhe dopio organe
Një qengj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qengji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qengj ka lindur edhe një qengj tjetër të seksit femër, i cili është me gjymtyrë të rregullta. Ndërsa binjaku mashkull ka lindur me gjashtë këmbë, dy prej të cilave të ngjitura, ndërsa organet e tjera të dyzuara.

Familjarët që kanë në pronësi qengjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në zonën e tyre, por kjo gjë sipas tyre vinte nga rendimenti e pjelloshmërisë së deles, e cila lind binjakë, dhe sasisë së qumështit që prodhon” (3 litra qumësht në ditë). Në fshatrat e qytetit të Elbasanit nuk janë të rralla ngjarjet të tilla ku bagëtitë lindin me probleme gjenetike. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim në Rrasë të qytezës së Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama