Elbasan/ Percaktimi i prioriteteve ne investime Bashkia takim me banore te Gjinarit

Elbasan ELBASAN, 9 Tetor /ATSH-Miranda Sadiku/.- Bashkia e Elbasanit vijon dëgjesat me qytetarët në kuadër të procesit të "Buxhetimit me pjesëmarrje".

Stafi i specialistëve të Bashkisë u ndal në Njësinë Administrative Gjinar ku shqyrtoi kërkesat e paraqitura nga banorët. Duke vlerësuar mendimet dhe propozimet e banorëve për përcaktimin e prioriteteve në investime, stafi i Bashkisë Elbasan kërkoi që banorët të votojnë kërkesat e tyre më emergjente dhe më të domosdoshme.

Banorët e Gjinarit dhe të fshatrave të tjerë të kësaj njësie kërkuan kryesisht rehabilitimin e qendrës së njësisë, rrugët dytësore të arave, investime në sistemin e ujit të pijshëm dhe investime në disa shkolla.

Nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtorët e drejtorive sqaruan banorët për problematikat e ngritura duke adresuar edhe çëshjet që nuk janë kompetencë e pushtetit vendor. Ndërsa për problemet e tjera, në varësi të Bashkisë Elbasan, vetë banorët votuan përparësitë ku ata kërkojnë ndërhyrjet më emergjente. Këto prioritete Bashkia e Elbasanit do t'i reflektojë në buxhetin e vitit 2016.

"Buxhetimi me pjesëmarrje" do të vazhdojë në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Elbasan për të dëgjuar zërin e çdo qytetari./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama