Elefantet ruse i shpeton vodka

Elefantet ruse i shpeton vodka
Dy elefantë cirku u shpëtuan nga i ftohti siberian, duke i “ushqyer” me vodka. Kafshët po transportoheshin nga një cirk polak që do të jepte shfaqje në Verilindje të Federatës Ruse, por makina e tyre mori flakë gjatë një aksidenti rrugor në rajonin më të ftohtë rus, Novosibirsku.

Mes temperaturave deri në minus 40 gradë celsius, dy kafshët e mësuara me temperaturat e nxehta afrikane, pësuan ngrirje gjymtyrësh dhe veshësh. Përgjegjësit e transportit ngrohën dy arka vodke të përzierë me ujë dhe ua dhanë elefantëve për t’i konsumuar. Elefantët mbijetuan në ato kushte për më shumë se 24 orë, përpara se të siguruar një tjetër mënyrë për të transportuar kafshët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama