Elhaida Dani ne finalen e The Voice of Italy te enjten sfida e madhe e jetes se saj

Elhaida Dani ne finalen e The Voice of Italy, te enjten sfida e madhe e jetes se saj
Ka ndodhur ajo që pritej. Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare që merr pjesë në garën televizive the Voice of Italy (RAI 2), ka kaluar në finale. Vendimi sapo është marrë, dhe kështu ajo nuk zhgënjeu pritmëritë që ajo vetë ka krijuar. Ajo këndoi një këngë nga më të vështirat në planin teknik. Këndoi këngën I Believe I can Fly të kant-autorit amerikan me ngjyrë, R. Kelly, dhe konkuronte në natën e sotme me të vetmin “teammate” të sajin; konkuronte me Matia Lever-in, që këndoi një këngë italiane.

Ky i fundit ish shumë në formë sonte (dhe është shumë i talentuar); Matia e emocionoi Cocciante-n, madje e preku. Ish një moment, në të cilin the Coach u përlot. Ndërsa Elhaidës i kapi një lapsus në fund, një “incoveniente tecnico” (siç tha ai vetë). Por kjo yçkël teknike nuk e pengoi publikun në sallë të çohej në këmbë e të kërkonte një bis në kor me fjalët “ancora, ancora”, e nuk pengoi as Cocciante-n që t’i jepte asaj 60 pikë të vetat nga 100 që kish në dispozicion; 40 pikët e tjera ia dha Matia-s.

Dhe ish ky parapëlqim i Cocciante-s për Elhaidën që vendosi fatin e garës, pasi votat e publikut ishin ndarë në gjysmë, 50% me 50%. Elhaida në fund u pa më pak e lumtur se natën e kaluar. Ishte e sigurtë që do kalonte në finale? Apo ish e vetëdijshme se Cocciante do t’ia kapte shkujdesjen që i kapi? Sidoqë të jetë, Elhaida ia doli. Dhe jo veç për vete. Edhe për ne të tjerët që e kemi ndjekur, e që na ka emocionuar. E që do ta ndjekim dhe të enjten tjetër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama