Klubi kampion i Azerbajxhanit, FK Karabak, është një prej tifozëve më të mëdhenj të kombëtares shqiptare të futbollit, falë Ansi Agollit që shkëlqen prej disa vitesh në radhët e tij.
Pas eliminimit të Shqipërisë, klubi azerbajxhanas ka dërguar një mesazh urimi për futbollistin dhe për përfaqësuesen kuqezi.
"Fatkeqësisht, Ansi Agolli dhe Shqipëria nuk arritën të kalonin në fazën 1/8 në Euro 2016... Ansi, shumë fakeminderit për gjithçka që ke dhënë dhe gëzimin e një Kampionati Europian të paharrueshëm. Falë teje kemi njohur edhe ekipin shqiptar. Faleminderit Ansi, faleminderit Shqipëri. Objektivi i radhës: Kupa e Botës 2016", ishte mesazhi i azerëve.
Ansi Agolli hyri në librin e historisë së futbollit të Azerbajxhanit duke u bërë futbollisti i parë nga Superliga e këtij vendi që luan në Kampionatin Evropian.