Elisa Spiropali ne krye te Doganave Ardit Cela do drejtoje Posten Shqiptare

Elisa Spiropali ne krye te Doganave, Ardit Cela do drejtoje Posten Shqiptare

Drejtuesja e FRESSH, Elisa Spiropali, është emëruar gjatë ditës së sotme në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Spiropali zëvendëson në këtë post Flamur Gjymishkën. Ndërkohë, Ardit Çela nga LSI është emëruar si administratori i përgjithshëm i Postës Shqiptare.

“Çela, ndër objektivat e tij kryesorë, do të ketë forcimin e pozitave të Postës Shqiptare si lider në treg. Rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe plotësimi maksimal i kërkesave të klientëve, do të jenë në themel të veprimtarisë së Postës Shqiptare,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Si Spiropali, ashtu edhe Çela janë të rinj në moshë dhe janë aktivizuar me forumet rinore të partive në koalicion qeverisës. Briseida Shehaj sakaq është emëruar sot në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore. Shehaj zëvendëson në këtë post Gazmir Spahiajn, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama