Elita 5 koncert bamiresie per Gerdecin

Iniciative e grupit "Elita 5", motoja e se ciles ishte ndihme per Gerdecin, per fshatin e tragjedise se madhe te 15 marsit, jehona e se ciles ka shkuar larg. Pagezuar "Se bashku", legjendaret, muzika e se cileve degjohet ne cdo kend shqiptar, mbajten koncertin per nje qellim teper fisnik. Ndihme per ata qe me shume kane nevoje ne kete moment.

Te ardhurat e biletave te shitura, nga 2 koncertet radhazi te tetovareve, eshte mesazhi i tyre per ate qe ndodhi nder shqiptare, mesin e muajit te shkuar. Solisti i "Elita 5", Arif Zyberi, eshte shprehur: "Eshte rast i cili nuk mund te mos na prekte, dhe ne e pame te arsyeshme qe te organizojne dicka, qe te dalim ne ndihme ketyre banoreve qe pesuan kete tragjedi te madhe". Por, nuk kane qene vetem artistet ne kete nisme. Qene disa institucione qe perkrahen kete nisme te madhe te "Elita 5", dy universitetet shqiptare, Universiteti Shteteror i Tetoves dhe Universiteti i Evropes Juglindore, por edhe nga nje sere biznesesh te vogla private. Gjithcka, cdo qindarke e grumbulluar nga keto dy koncerte te mbremjes te se henes ne Tetove, do te vijne ne Shqiperi, per banoret e Gerdecit.

"Se bashku" edhe me Genta Ismailin

Koncerti "Se bashku", nisme e grupit tetovar "Elita 5" pati nje te ftuar speciale. Kengetarja kosovare, Genta Ismaili, prania e se ciles deshmon se edhe ajo eshte perkrah kesaj tragjedie te shqiptareve.

Nga Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama