Eliza Dushku fiton rol ne filmin Bottle Shock

Eliza Dushku fiton rol në filmin Bottle Shock
\"\"Aktorja e Hollwyoodit me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka qenë një zgjedhje e veçantë për rolin e baristes në filmin e ri, “Bottle Shock”, sepse ajo kurrë nuk ka pirë alkol në jetën e saj. Roli i Joe, në të vërtetë ishte shkruar për një aktor mashkull, por ajo pjesë është rishkruar, kur aktorja me origjinë shqiptare kishte shprehur interesim për filmin.

“Unë nuk pi alkool dhe ky detaj ka qenë i çuditshëm për njerëzit. Aktualisht po bëj filmin për verën dhe kurrë nuk e kam pirë atë. Unë e luaj vajzën që shërben në bar në këtë film dhe ajo nuk duhet të pijë për sa kohë është në detyrë”, ka thënë Eliza.

“Kam pirë verë dikur, por kur fillova të rritem, në moshën 19-vjeçare përjetoja atë dhimbjen tipike të kokës në mëngjes, ose atë gulçim që nuk ishte aq miqësor për punën time. Gjithçka ishte më e pastër, më e kthjellët dhe më e mirë për mua, kur i thashë stop alkoolit”, ka shtuar Eliza.

Nga : Gazeta Korrieri

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama