Eliza Dushku ne Tirane kerkon shtetesi shqiptare

Eliza Dushku ne Tirane, kerkon shtetesi shqiptare
Aktorja e njohur me origjine shqiptare, Eliza Dushku, mberriti dje ne Shqiperi, kesaj here per t’u ndjere teresisht shqiptare. E shoqeruar nga disa producente dhe grupe xhirimi te disa televizioneve amerikane, Eliza Dushku tha para mediave shqiptare se do te promovoje imazhin e Shqiperise. Ajo nuk e fshehu edhe nje kerkese te saj per te marre shtetesine shqiptare, te cilen e tregoi edhe perpara fotografeve.

Ajo u prit sot ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza” ne Rinas nga nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku. Aktorja e mirenjohur u shpreh se do te udhetoje ne qytetet me te bukura shqiptare, si dhe veçanerisht ne Korçe, nga eshte origjina e saj, nje qytet qe ajo nuk ka qene asnjehere ne jeten e saj. “Po bashkepunojme me producente nga “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, sepse duam te pergatisim diçka qe te tregoje se sa e mahnitshme eshte Shqiperia.

Gjithashtu, s’kam pasur kurre mundesi te shkoj ne Korçe, nga e cila eshte babai im”, tha Dushku dhe me pas ajo firmosi kerkesen per te pasur pasaporte shqiptare, duke qene keshtu edhe zyrtarisht nje shtetase shqiptare. Mesohet se pjese e ketij prodhimi do te jene edhe shqiptaret e tjere te famshem, Inva Mula e aktori Blerim Destani. E pyetur nese ky udhetim do ta frymezoje te beje nje tjeter tatuazh me simbolet shqiptare, Eliza eshte pergjigjur duke thene se tatuazhet nuk ia pelqen i dashuri. “Dua shume, por i dashuri im nuk eshte se i pelqen, megjithate nuk i dihet”.

Nderkaq, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Tabaku, tha se Eliza Dushku do te takohet sot me kryebashkiakun Lulzim Basha dhe se do te promovoje vlerat socialkulturore te Shqiperise ne nje udhetim prej 10 ditesh ne Shqiperi. “Aktorja Eliza Dushku do te takohet me kryebashkiakun e Tiranes, Lulzim Basha, do te vizitoje disa nga qendrat tregtare te Tiranes e me pas do te kete nje udhetim turistik ne Durres, Berat, Korçe, Kruje e Vlore, per te bere nje promovim sa me te mire te Shqiperise”, tha Tabaku.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama