Elsuida rrefen dy dashurite e Polizoi Arbrit

Elsuida rrëfen dy dashuritë e Polizoi Arbrit

Historitë e dashurive të futbollistëve janë gjithnjë interesante. Nisin si një aventurë që më pas kurorëzohen në martesë.

arbri elsuida1Partnerja gjithmonë ka rol të rëndësishëm edhe në gjendjen e tij psikologjike. Kthehet në motiv, në një shtysë pozitive që e mban gjallë shpirtin luftarak të tyre. Ashtu siç është edhe Elsuida Qepi për mbrojtësin e Vllaznisë, Polizoi Arbrin.
ElsuidaFutbollisti beratas i shkodranëve është i bekuar të ketë dy dashuri, bashkëshorten dhe djalin, Noel. Një tjetër emocion i mrekullueshëm që bëhet motiv i suksesit të 27-vjeçarit.

elsuida noelNë një intervistë për "Panorama Sport", bukuroshja vlonjate rrëfen gjithçka rreth aventurës së tyre, futbollit, ardhjes në jetë të djalit dhe mikpritjes shkodrane.

Elsuida, na flisni pak për periudhën kur jeni njohur me Polizoin?

Kemi 5 vite së bashku. Jemi njohur në kohën kur unë frekuentoja fakultetin, pasi kam përfunduar studimet për ekonomik. E pinim kafen e mëngjesit në të njëjtin lokal. Aty më ka parë fillimisht dhe është tërhequr pas meje, më pas na kanë prezantuar miq të përbashkët.

Na tregoni pak për marrëdhënien tuaj në familje...

Të jem e sinqertë, është familja që kam ëndërruar gjithmonë të kem, si familja në "Mulino Bianco"... Poli është shumë familjar dhe na përkushtohet totalisht. Jemi epiqendra e universit të tij dhe ai e jona. Ka një lidhje shumë të veçantë me djalin, është mbarësia e tij, madje sa herë që shkojmë në stadium për ta ndjekur, mbushet plot energji dhe shkëlqen në fushë.

elsuidaa qepiÇfarë ju ka tërhequr më shumë tek ai?

Ëmbëlsia, përkushtimi dhe vëmendja që më jepte. Isha epiqendra e ditës së tij, çdo gjë e lidhte me mua, pa lënë mënjanë natyrisht dhe paraqitjen e tij. Falë Zotit, vazhdojmë të jemi po kaq të afërt dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Jemi tipa sportivë, aventurierë, gjithmonë në kërkim të emocioneve, ndaj nuk mërzitemi asnjëherë bashkë, përkundrazi e mbajmë gjallë dashurinë.

Këshilla që i jepni para një ndeshjeje të rëndësishme?

E thjeshtë... "Je më i miri dhe luaj për Noelin". Djali është burim energjie pozitive për të.

12745677_1684145621842941_7036151736786121579_nVeprimi i parë i tij kur vjen në shtëpi pas një takimi të humbur?

Vjen i mërzitur dhe natyrisht i lodhur, përqafon Noelin dhe mua. Nuk para pëlqen të dalë nga shtëpia, madje nuk i pëlqen as të përgjigjet në telefon. Preferon të qëndrojë me ne për të gjetur qetësinë, pasi i përjeton keq humbjet.

arbri elsuidaKujtoni ndeshjen që ju ka emocionuar më shumë?

Finalja e Kupës, Flamurtari-Kukësi, kur Poli luante në Vlorë. Ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Kam udhëtuar së bashku me djalin, që ishte shumë i vogël, herët në mëngjes nga Vlora në Tiranë për ta ndjekur. Momenti kur luheshin minutat e fundit dhe rezultati ishte barazim, Poli dha një asist që i dha fitoren Flamurtarit, u drejtua nga ne dhe na dhuroi puthje, më pas mori dhe Noelin në fushë. Pa dyshim ka qenë një emocion i veçantë që mbetet gjithnjë i bukur për ne.

Si ndiheni të jeni partnerja e një futbollisti?

Ndihem shkëlqyeshëm se jam partnerja e Polit, pasi më shumë rëndësi ka njeriu pozitiv, pastaj fakti që është futbollist ka avantazhet e veta. Është ndjesi e bukur gjithmonë.

12743805_1684145571842946_3419735243155730688_nCilin ekip do t'i sugjeronit për të luajtur, njërin që pëlqeni më shumë?

Ka luajtur 4 sezone me Flamurtarin. Pasi i përfundoi kontrata, pati oferta nga disa ekipe dhe zgjedhja e tij ishte Vllaznia. Mendoj që ishte zgjedhja e duhur, pasi Poli arrin të japë maksimumin e tij këtu. Ndihet mirë, e shoh të realizuar me këtë ekip dhe kjo është tepër pozitive edhe për ne. Do më pëlqente të luante jashtë, pse jo edhe në Kombëtare një ditë.

elsuida arbri noelSa të lidhur jeni me Vllazninë, ju pëlqen jeta në Shkodër?

Fillimisht, u mërzita që do ikja larg Vlorës, por këtu ndihemi shumë mirë. Është një qytet i bukur, i qetë, njerëzit janë të dashur dhe me shumë kulturë. Ndihemi të vlerë- suar dhe respektuar. Na pëlqen vërtet dhe po të kishim mundësinë, do të transferoheshim me kënaqësi në këtë qytet të mrekullueshëm.

Përgatiti: EVA MARKU


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama