Elvira Diamanti Dashuria zgjati 3 vjet

Elvira Diamanti Dashuria zgjati 3 vjet
Dukeni mirë; e bukur, elegante, e veshur me shije... Kjo do të thotë se funksionon klisheja sipas të cilës aktore = bukuri?
Nuk e kam parë ndonjëherë veten kështu. Gjithsesi, me kohën ka ndryshuar edhe raporti im me pasqyrën. Tek e fundit jam shumë e kujdesshme për pamjen time, e vëmendshme. Tashmë më është bërë shprehi. Qysh prej moshës 18-vjeçare, duke mos qenë më njeri anonim, më është bërë natyrë e dytë kujdesi edhe ndaj pamjes. Duke qenë se publikun e vlerësoj preferoj të ruaj, në një mënyrë apo një tjetër, imazhin që të tjerët kanë për mua.  

Të tjerët! Sartri thotë: Ferri janë të tjerët...
Mendimi im është se të tjerët kanë rëndësi për sa kohë çdo gjë që mendojmë, reflektohet. E brendshmja jonë transmetohet. Ndaj tjetri është si një pasqyrë. Sipas meje, “të tjerët” nuk janë Ferri.

Kur keni filluar ta ndjeni mbi vete vëmendjen mashkullore? Kur keni filluar të ndiheni femër?
Feminiliteti nuk është një pikë që ta zbulojnë të tjerët. Gjithsesi mendoj se vëmendjen mashkullore mbi mua e kam zbuluar vonë.

Modesti?!
Jo. Me të vërtetë. Njëfarësoj, jam rritur me vonesë. Në familje më kanë trajtuar gjithnjë si të vogël. Isha më e vogla në fakt. Më pëlqente të luaja edhe kur isha e rritur. Kisha një oborr dhe kisha kafshë. Merresha me to, në një kohë kur shoqet e mia pikasnin vështrimet e djemve. Kisha edhe një qengj. Rudi quhej... Ndaj them se jam rritur me vonesë... Edhe në vit të parë gjimnaz, kur vajzat fillojnë e zbulojnë feminilitetin, unë s’e ndjeja. Isha aq e vogël, e dobët krahasuar me shoqet e mia, sa kisha frikë se nuk do të vihesha re. Ato bënin flokët me bigudi dhe unë thjesht përpiqesha t’i imitoja...

Revista Psikologji

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama