Prandaj, që të mos ndodhë kjo, duhet thjesht që të merren parasysh disa rregulla themelore të mirësjelljes. Ja nëntë gabime të tjera të Email-it që mund të shmangen lehtësisht, publikuar në botimin: “15 këshilla thelbësore mbi rregullat e mirësjelljes së Email-eve".
Mbulimi i të gjitha E-maileve. Të dërgosh E-maile ndaj të gjithëve personave në grup. Më mirë bën, që t’i specifikosh me fjali konkrete, për t’u zbuluar se kujt ia nis atë.
Emailet personale. Nëse dëshironi t’i dërgoni informata konfidenciale dikujt, mos përdorni rrugën e Emailit, por më mirë përdorni telefonin apo takoheni personin.
Email me gabime. Kontrolloni para se të klikoni dërgimin. Para se të shtypni butonin "Send", kontrolloni për gabimet gramatikore, drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit se mos keni bërë gabime. Kjo për të vërtetuar nëse Email-i tuaj thotë atë që ju doni të thoni.
Email me shaka. Ai mund të duket një Email qesharak dhe mund të jetë i pafajshëm, por mund të jetë fyes për dikë tjetër. Mesazhet e Email-eve që janë armiqësore, ngacmuese apo diskriminuese, mund të nisen nga adresa juaj elektronike, pa dijeninë tuaj.
Citoni temën, tek koka e Emailit. Nëse është e mundur, lini mesazhin tuaj të plotë në rreshtin e subjektit kur dërgoni një Email. Për shembull, "A mund të takohemi?”, dhe më poshtë, në tekst, shkruani ç’të doni, qoftë edhe diçka që nuk ka lidhje me titullin lart, duke fshehur në këtë mënyrë atë që doni të thoni vërtet.
Jo Email-eve të rastësishëm. Është më mirë të jetë më formal, se sa shumë i rastësishëm kur doni të bëni një përshtypje të mirë. Përdorni emrin e vërtetë të personin që doni të dërgoni një Email, sesa t’i bini rrotull duke listuar emra të rastësishëm.
Email urimi. Një Email urimi nuk ka ndikim të njëjtë si ju kur falënderoni përmes shënimeve personale, pa marrë parasysh sa njerëz ua kopjojnë këtë mesazh. Prandaj jini të kujdesshëm kur i dërgoni të tillë Emaile, mos bien në duart e atyre që nuk u duhet, vetëm destinacionit.
Email në grup. Nëse përfituesit e një Emaili që ju nisni janë të panjohur dhe ju nuk dëshironi të zbuloni të gjitha adresat për të gjithë përfituesit, përdorni "CC" dhe do të keni të vetmen adresë të marrësit.
Oops Email. Nëse ju merrni një Email, të dërguar në fakt nga një turmë njerëzish, duke përfshirë veten, dërgoni përgjigje vetëm për ata që kërkojnë një të tillë, pa bërë “replay”, sepse do ta merrnin të gjithë.
Email Moody. Asnjëherë mos dërgoni një Email kur jeni të zemëruar. Merrni kohë të qetësoheni dhe ri-lexojeni para se ta dërgoni mesazhin e postës elektronike. Në mënyrë që të jeni i sigurt se çdo gjë është në rregull dhe se nuk do pendoheni më vonë.