Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim i qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor për vendin.
Deklarimi mund të pezullojë disa funksione normale të qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që të ndryshojnë sjelljen e tyre normale ose mund t’i autorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë plane të përgatitjeve emergjente, si dhe të kufizojnë ose pezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut. Nevoja për të deklaruar gjendje të jashtëzakonshme mund të lindë nga situata nga më të ndryshmet prej veprimit të armatosur kundër shtetit nga elemente të brendshme ose të jashtme, një fatkeqësie natyrore, një trazirë civile, një epidemie, një krize financiare apo ekonomike ose një greve të përgjithshme.
Gjendjet e jashtëzakonshme nuk janë ndodhi të pazakonta, posaçërisht në regjimet diktatoriale ku gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë aq sa zgjat edhe vet regjimi. Në disa situata, deklarohet edhe ligji i luftës, që i jep ushtrisë autoritet më të madh për të vepruar.
Terma të tjerë për t’iu referuar gjendjeve të jashtëzakonshme janë gjendje e përjashtimit, gjendje alarmi dhe gjendje rrethimi.
Cilët janë përbërësit kryesorë të gjendjes së jashtëzakonshme?
Gjendjet e jashtëzakonshme kanë dy përbërës:
• një kornizë ligjore të përbërë nga baza kushtetuese dhe baza legjislative për gjendje të jashtëzakonshme, dhe;
• një kornizë operative që përfshin strukturën organizative dhe planet strategjike për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme.