Emigrantet e rikthyer ne Korce vetem 3 nga 138 jane punesuar

Emigrantet e rikthyer ne Korçe, vetem 3 nga 138 jane punesuar
Numri i emigrantëve që rikthehen në qytetin e Korçës nga emigracioni, kryesisht nga ai në shtetin grek, janë katër-fishuar në më pak se një vit. Po ashtu projekti për punësimin e tyre në këtë qytet ka dështuar pasi Zyra e Punës nuk e përballon dot fluksin e madh të tyre e që mesa duket është në rritje. Në vitin 2011 janë regjistruar 30 emigrantë të kthyer nga Greqia, pasi iu mbyllen vendet e punës në shtetin fqinj për shkak të krizës, e që kërkonin një punë pranë këtyre zyrave por deri në Muajin Maj të këtij viti ky numër ka kapur shifren e 138 emigrantëve të papunë. Ndërkohë që nga këta emigrantë janë punësuar në Korçë vetëm 3 prej tyre e pjesa tjetër pret në statusin e të papunit për një vend pune për të mbajtur familjen.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama