Nje cift me dy femije perdoren kesaj rradhe nje avion te vogel privat te nje shtetasi belg qe i solli ata ne jug te Anglise Piloti belg Xhon Fransua Heno 34-vjecar solli familjen shqiptare ne aerodromin e vogel Headcorn, e cila me pas u ndalua nga autoritetet e Agjenise Britanike te Kufirit, nderkohe qe piloti belg eshte arrestuar dhe eshte nxjerre perpara gjykates me akuzen se ka ndihmuar per hyrjen ilegale te emigranteve shqiptare ne Britani.
Sipas nje zedhenese te kesaj agjensie shqiptaret jane duke u ndihmuara nga sherbimet sociale te zones se Kentit ne jug te vendit.Kohet e fundit vihet re nje shtim i konsiderueshem i shqiptareve qe po vijne ne Britani, shumica femije nen moshen 18-vjeçare ose te rinj qe pretendojne se jane nen kete moshe, nisur nga fakti se kjo eshte kategoria qe nuk riatdhesohet deri ne mbushjen e moshes madhore dhe u jepet leja e qendrimit qofte edhe e perkohshme. Shumica e tyre kerkojne azil per shkak te gjakmarjres ne Shqiperi. Po ashtu shtim te rasteve ka edhe per grate dhe vajzat qe thone se jane te trafikuara per prostiucion.
Nderkohe nje numer jo i vogel vijne dhe qendrojne ne te zeze.Levizja pa viza ne zonen e Shengenit ne shtetet ne kufi me Britanine dhe kriza ne eurozone mendohet se jane faktoret nxites te orientimit te shqiptareve drejt ishullit britanik.