Emocionet e meshkujve ne baze te moshes

Emocionet e meshkujve ne baze te moshes
Ne baze te ketij  tipologjizimi shume lehte do te zbuloni pritjet dhe rolin tij te cilin e ka vendosur per ju. Kjo analize mund te sherbeje si çeles ne marredheniet e tij ne raport me femrat. Ne moshen e 20-te, meshkujt jane ne fazen e  tranzicionit, shume lehte dhe tmerresisht bien ne dashuri, por mund te ndodh edhe e kunderta.

Vitet e hamendjes: nga 20-24 vjeç

Ne moshen e 20-te, meshkujt jane ne fazen e  tranzicionit, shume lehte dhe tmerresisht bien ne dashuri, por mund te ndodh edhe e kunderta.

Profili i dashurise: Nese jeni njera nga femrat e duhura qe eshte dashuruar, do te mendoje se te gjitha endrrat e tij jane realizuar dhe kete do ta vertetoje me sjelljet e tij. Ai eshte ne gjendje te perdore te gjitha hilet nga filmat, vetem per t’ju bere te lumtur.

Jeta intime: Sa me shume t’ju doje, me shume do te provoje t’ju dergoje ne dhomen e  fjetjes. Shkathtesite e tij dashurore ne ato vite jane kopsht ekzotik kurre nuk mund ta dini se çfare do te gjeni aty, prandaj me siguri se kurre nuk do te beni dashuri ne menyren dhe vendin e njejte.  Mbetet tek ju qe te kenaqeni!

Shkalla e lidhjes: Edhe pse mund t’ju pushtoje me disa shenja te imta, me te cilat do t’ju terheq vemendjen siç jane buqetat me lule apo ndonje kafshe e bukur dhe simpatike, do te provoje ne menyra te ndryshme te krijoje nje lidhje te forte. Nganjehere do t’ju ofroje nje darke romantike vetem per dy veta, por me heret do te kenaqet ne shoqerine e shokeve te tij. Mendimet e shokeve te tij dhe mendimi i atyre per ty, do te kene nje ndikim ne lidhjen tuaj.

Ne vitet e njezeta, mashkulli nga femra e tij do te prese qe te kete gjithçka qe ka edhe ai.

Frika per ndarje zhduket nga 25-29 vjeç

Sipas disa hulumtimeve te kryera te meshkujt mes moshes 25 deri 29 vjeç, mosha 27 vjeçe eshte ajo kthyese ne jeten e tyre.  Atehere fillon lufta ne mes egoizmit dhe  domosdoshmerise, te cilat i posedon secila lidhje. Kur mashkulli ne kete periudhe gjen nje  "pre" vjen ne gjendje konfliktuoze, ngase nuk deshiron ta humbe nje femer te mire, por edhe opsionet e tjera qe ju ofron jeta.

Profili i dashurise: Duke marre parasysh pervojen ne dashuri, mashkulli i ketyre viteve ka nje qendrim mjaft real sa u perket lidhjeve. Meshkujt e sotem nuk ka nevoje te mundohen teper per te siguruar seks, prandaj nuk kane nevoje per te qene edhe aq simpatik. Me romantike fillon te shfaqet edhe spontaniteti, i cili e ka stolisur ne vitet e hershme te njezetave.
Jeta intime: Duke marre parasysh qe ne nje mase te madhe ka ndertuar nje identitet seksual, mashkulli ne vitet e vonshme te njezetave do te beje gjithçka qe ju dhe kenaqesia te jeni ne plan te pare.

Shkalla e lidhjes: Ne vitet e vona te njezetave, mashkulli nga femra do te kerkoje te posedoje te gjitha qe posedon edhe ai idete, qendrimin, karrieren dhe jeten.  Nganjehere, gjate kesaj moshe krijohen mendime te ndryshme per te kurorezuar kete lidhje me martese. Prandaj shume shpesh, kur behet fjale per hapin final, meshkujt fillojne te kene frike nga lidhja. Prandaj, jepini me shume kohe dhe gjithçka do te vije ne vendin e vet.

Leshimi i rrenjeve nga 30-34 vjeç

Ne vitet e hershme te tridhjetave, jeta e tij shoqerore nuk eshte edhe aq e bujshme, ndersa rrethi i shoqerise mbetet shume me i holle dhe me intim. Sipas nje studimi, 55%  meshkujve ne moshen 20 vjeçare del tri here apo edhe me shume brenda javes,  derisa ne moshen tridhjete vjeçe, 15% e meshkujve mbajne ate nivel te daljes. Ai deshiron nje grua e cila do ta nderoje dhe do ta çmoje. Edhe pse me siguri eshte i siguruar financiarisht, kjo do te thote se eshte imun nese tentoni ta ndryshoni.

Profili i dashurise: eshte mjaft i pjekur per te treguar qe mund te ofroje romancen  e duhur. Mashkulli ne vitet e hershme te tridhjeta eshte i vetedijshem per vitet e tij dhe konkurrences se re, prandaj me shume do te mundohet rreth jush dhe per ju.

Jeta intime: Kur behet fjale per potencialin seksual, nje mashkull i fresket e di qe kerkohet kualitet e jo kuantitet. Ai kerkon nga seksi shume me teper, ne menyre per te kenaqur qe te dy.

Shkalla e lidhjes:  Me nje pervoje te pasur prapa vete, nje mashkull i tille eshte i gatshem te sakrifikoje qellimet e tij te shkurtra. Nese nuk permend martesen, do te inicioje ndonje investim te perbashket ne te ardhmen ngase pergjegjesia me nuk eshte brenge per te.

I lindur per te zgjedhur nga 35 vjeç...

Mashkulli i cili ka kaluar parajsen dhe ferrin ne lidhje, nuk mund te fsheh faktin e kaluares se tij e cila ka pasur ndikim tek ai.

Profili dashurise: Mund te jeni te sigurt qe mashkulli ne moshen 35-vjeçe e di mire se çdo grua, sado qe te jete besnike, mund te jete e ngarkuar me vemendje.

Jeta intime: Edhe pse ndoshta mund te kete trupin e nje 20-vjeçi, ndoshta posedon diçka qe te tjeret nuk e kane. Pervojen.

Shkalla e lidhjes: Nje mashkull mallengjehet per vitet e kaluara. Per disa duhet te kaloje nje kohe mjaft e gjate per t’u pajtuar me faktin se vitet po kalojne.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama