Emrat e 10 klubeve me fitimprurese Italia perfundon vetem me 1 ekip

Emrat e 10 klubeve më fitimprurëse, Italia përfundon vetëm me 1 ekip

Revista prestigjoze 'Forbes' ka publikuar listën e re me 10 ekipet më fitimprurëse në Europë për sezonin 2014-2015.

Manchester United beaten by LiverpoolShuma e fituar nga dhjetë klubet arrin shifrën e 1.1 miliard dollarë. Në krye të listës renditet Mançester Junajtid me 190 milionë, i ndjekur nga Reali i Madridit dhe Mançester Siti me 162 dhe 131 milionë.

Arsenal dhe Liverpul ndodhen në vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Barcelona renditet e gjashta me 108 milionë dollarë fitime.

Shtypi ndërkombëtar shkruan se edhe pse katalanasit fituan tri trofe në sezonin e kaluar, Kampionatin, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, klubi nuk mundi të përfitonte më shumë nga suksesi i arritur.

Ndërkaq, në vendin e shtatë vijnë italianët e Juventusit me 81 milionë dollarë.

Bardhezinjë janë të vetmit nga skuadrat e Serisë A që ndodhen në listën e më të pasurve, ndërsa pas tyre renditet Totenhemi, Shalke dhe Bajerni i Mynihut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama