Emrat e viktimave shkruhen gabim ne memorialin 9/11

Emrat e viktimave shkruhen gabim ne memorialin 9/11
Në memorialin kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork emrat e disa prej viktimave janë shkruar keq, fakt ky që ka shqetësuar dhe mërzitur familjarët. Jeffrey Schreier u vra më 11 shtator, ndërsa punonte në Cantor Fitzgerald, një firmë me bazë në “Qendrën Botërore të Tregtisë” në qendër të sulmeve. Por në memorialin zbuluar këtë fundjavë, emri i tij ishte shkruar gabim, “Jeffery,” tha Michael Frazier, përfaqësues zyrtar i Memorialit.

“Ne ndjehemi jashtëzakonisht keq për dhimbjen që ky gabim i ka shkaktuar familjes Jeffrey,”shtoi ai.

Sipas tij, sapo janë vënë re gabimet janë marrë masa që të nisë puna për korigjimin e tyre, duke u angazhuar firma  kontraktuar për ndërtimin e memorialit si dhe arkitektët. Ka pasur mjaft debate lidhur me mënyrën se si do të organizoheshin emrat e viktimave në memorial. Fillimisht ishte menduar që ata të gdhendeshin pas ndonjë renditje të veçantë, por me ankimimet e marra nga zjarrëfikësit dhe familjarët, plani ka ndryshuar; bashkëshortët dhe anëtarët e një familjeje janë vënë bashkë, po ashtu edhe bashkëpunëtorët e kompanive që ushtronin aktivitetin e tyre në kulla.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama