Endrrat dhe llojet e tyre

Endrrat dhe llojet e tyre
Shijon ne cdo dite, ndryshimin e dy llojeve te ndryshme eksperiencash – kur eshte zgjuar dhe kur eshte ne gjume, ose ipar dhe onar, ashtu sikurse i quanin greket e lashte keto dy gjendje, ku secila ka logjiken dhe kufinjte e saj, dhe nuk ekziston asnje arsye  qe te konsiderohet njera bote me e rendesishme nga tjetra.

Pavaresisht se bota e vigjilences ka disa avantazhe palevizshmerie dhe vazhdimesie, mundesite e verteta te saj jane teper te kufizuara. Ne kete bote takojme, sidomos komshinjte tane ndersa bota e endrrave na jep mundesine  e nje komunikimi, sado qe  vjedhurazi, te takojme shoket tone te larget, njerez qe kane vdekur etj. Per njerezit e zakonshem, endrra perben eksperiencen e vetme te largimit nga vargonjte  e merzitjes dhe te pakuptimte te kohes dhe te mjedisit.

Keshtu qe nuk eshte e cuditshme qe njeriu u vonua per te kufizuar njohurite karakteritike te realitetit ne njeren bote, dhe keshtu refuzon boten tjeter si nje iluzion i paster. Por sot ekzistojne shume popuj primitive qe  i japin nje autoritet  te njejte botes enderrore me ate te dukshme, por sigurisht te nje lloji tjeter , ne tipe te ndryshme te   eksperiences enderrore. endrrat  jane shume shenjuese,  dhe arti i lashte i enderrprofecise  u ofron edhe nje here tjeter te zgjuarve  nje menyre fitimprurese jetese, dhe shume intelktuale bashkekohore  , vrapojne per tu treguar  endrrat e tyre  tek keta specialiste  me te njejtin shqetesim  sikur ‘’Paragjykuesi’ i Teofrastit.

Ne shumicen e pershkrimeve te endrrave, poete Homerike  merren me ate qe shohin sikur te ishte nje ‘’fakt objektiv’’. Sipas tyre, endrra zakonisht merr formen e nje vizite qe ben nje forme e vetme enderrore tek nje burre ose grua e fjetur. Kjo forme enderrore  mund te ishte nje Perendi, nje fantazem  ose nje lajmetar prekzistues enderror, ose nje figure – idhull, qe u krijua enkas per kete  rast, por cfaredo qe te jete  kjo gje, ekziston objektivisht ne vend , dhe eshte e pavarur  nga enderruesi.

Arrin te futet nga vrima e Celesit (dhomat e gjumit Homerike nuk kane as dritare dhe as oxhak), ngrihet ne majen e krevatit per te dhene mesazhin  e saj, dhe kur kjo kryhet, forma enderrore largohet nga e njejta rruge qe kishte ardhur. Nderkaq, enderruesi  eshte krejt pasiv: shikon nje forme, degjon nje ze, dhe kaq. Ndonjehere  eshte e vertete, i pergjigjet ndersa fle, mund te hape duart e tij  per te perqafuar formen enderrore. Por keto jane veprime fizike, objektive, qe shikojme qe njerezit kryejne gjate gjumit. enderruesi nuk imagjinon se gjendet diku tjeter, pervec se brenda  krevatit te tij dhe eshte i vetedijshem se po fle, pasi forma enderrore ja tregon qarte nje gje te tille:

‘’Po fle Atrid’’  thote endrra dinake ne librin Ilida. ‘’ Po fle Akil’’, i thote fantazma e Patroklit, ‘’ Po fle Penelope’’ i thote Perendesha Athina tek Odisja.

LLOJE ENDRRASH

Brenda klases se endrrave shenjuese mund te dallojme disa lloje te vecante. Ne nje klasifikim qe jepet nga Artemidori dhe shkrimatre te tjere pasues, por qe fillimi i ketij klasifikimi mund te gjendet shume me heret, dallohen 3 lloje endrash:

1-enderr simbolike –veshur brenda metaforave , si p.sh disa enigma, nje rendesi qe nuk mund te kuptohet nese nuk interpretohet nga nje ekspert.

2-Vizioni -  qe eshte para – plotesimi i paster i nje  ngjarjeje te se ardhmes

3-enderr Profetike -  mund te njihet atehere kur ‘’ babai i enderruesit, ose ndonje personalitet tjeter i rendesishem , ndoshta nje klerik ose akoma ndonje Perendi, shfaq ne gjumin e tij, pa asnje lloj simbolizimi, ate qe ka ose nuk ka per te ndodhur,ose qe nuk duhet te behet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama