Ëndrrat largojnë kujtimet e këqija. Mesa duket, koha është kura më e mirë sa i takon të ëndërruarit, i cili në fakt ka vlerën e tij terapeutike. Studiuesit ndër vite janë munduar të argumentojnë dhe të japin një shpjegim të plotë dhe të detajuar empirik. Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, kanë kryer një eksperiment me një kontigjent prej 35 vullnetarësh të shëndetshëm. Atyre i kanë demonstruar nga dy herë 150 imazhe të impaktit emocional në distancë, në një hark kohor prej 12 orësh, e më pas u analizuan në një skaner. Nga i gjithë ky studim u vu re se ata që kanë parë imazhet pas një periudhe të çlodhjes nga gjumi, reagojnë në mënyrë pak traumatike. Një gjumë i mirë ndihmon për të parë gjërat në një tjetër perspektivë, sikurse kujtimet e këqija, duhet më mirë të zhduken.