Energjia ozmotike fillon era e re ne Evrope

Energjia ozmotike, fillon era e re ne Evrope
Vendet e Evropes veriore kane nisur studimet per te perfituar sa me shume nga energjia ozmotike, duke shfrytezuar avantazhet e territorit te tyre, pasi nje numer i madh lumenjsh derdhen ne dete. Kohet e fundit, nje kompani norvegjeze mendon te aplikoje ne shkalle te gjere kete ide, nepermjet nje centrali elektrik.

Sipas revistes “New Scientist” kjo teknologji eshte nje nga me te pastrat dhe ndoshta do te jete edhe nje nga me te suksesshmet ne fushen e energjitikes.Ne delten e lumit Ren qe derdhet ne Roterdam te Holandes, inxhinieret kane planifikuar projektin “Blue Energy” qe mendohet te prodhoje 1 gigawat energji, e mjaftueshme per 650 mije familje. Energjia ozmotike po studiohet prej kohesh, por vetem sot ekzistojne modelet e sakta per ta vene ne jete kete ide. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama