Engjell mbrojtes ne rruget e Zvicres

Engjell mbrojtes ne rruget e Zvicres
As gjobat dhe as masat e tjera disiplinore nuk jane ne axhenden e policise zviceriane, e cila ka menduar nje menyre mjaft te vecante per te evituar aksidentet ne rruge. Ne Kantonin e Friburgut, drejtuesit e policise kane menduar t’u tregojne shofereve nje “engjell”, i cili u ben thirrje te jene te kujdesshem. Fushata e sensibilizimit nisi muajin e shkuar ku nga tabelat publicitare “engjelli” zbriti ne terren duke marre forma njerezore.

Kohet e fundit ne Zvicer ka marre jete nje fushate shume e madhe me moton “Slow down, take it easy” qe ka per qellim reduktimin e aksidenteve. Nderkohe, ne rruget e Kantonit te Friburgut, nje aktor profesionist i veshur si engjell, u keshillon drejtuesve te makinave te jene me te kujdesshem ne timon. Ai punon me orar part time rreth 20 ore ne jave. Ne Zvicer ka rreth 70 mije km autostrade ku shpejtesia me e madhe e lejuar eshte 120 km/h. “Engjelli” do patrulloje ne rruget e kantonit deri ne muajin tetor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama