Enti Rregullator të Energjisë do të marrë në shqyrtimin ndryshimin e tarifave të energjisë për konsumatorët familjar dhe bizneset. në tavolinën e grupit të punës po shqyrtohet një nga versionet e ndryshimit të regjimit të tarifimit të energjisë elektrike që është mundësia për të unifikuar tarifat e çmimit të energjisë elektrike te konsumatori fundor. Kjo do të thotë se mbetet e hapur mundësinë që të hiqet kufiri 300 kë, dhe e gjithë fatura të llogaritet me një tarifë të vetme. Pika e dytë e ndryshimit është edhe vendosja e çmimi mesatar për faturat që do të jetë mes vlerës 7.5 lekë/kë dhe 13. 5 lekë/ kë. Heqja e fashës 300 kë për abonentët familjarë , e cila tariforet me 7. 7 lekë për kë/orë dhe mbi 300 kë tarifa është 13. 5 lekë për kë/orë mund të penalizojë familjet që konsumojnë pak energji, të cilat janë edhe në kushte më të vështira ekonomike. Edhe pse kjo mbetet një nga variantet në shqyrtim tarifat e reja të energjisë për abonentët familjarë dhe për bizneset do të hyjnë në shqyrtohen në mes të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, nga 900 mije abonentë familjarë, 750 mijë konsumojnë më pak se 300 kë orë në muaj. 2009-ta ishte viti i fundit kur u rritën tarifat e energjisë për konsumatorët, nga një mesatare prej 5.7 lekësh, ne 9.3 lek.
Masat
Ndryshimet e çmimit të energjisë do të shoqërohen edhe me masa të forta kundër personat që nuk paguajnë detyrimet për energjinë e konsumuar. Qeveria paralajmëron masa të forta shtrënguese për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike. Në strategji, qeveria paralajmëron se individët apo bizneset debitorë ndaj CEZ, nuk do të lejohen të shesin pronat e patundshme, të regjistrojnë automjetet apo të rinovojnë licencat e tyre, pa paguar më parë detyrimet e energjisë. Faza e parë e strategjisë, e cila hyn në fuqi menjëherë trajton detyrimet e papaguara të institucioneve publike në sektorin e energjisë. Dokumenti parashikon që brenda muajit mars të kryhet identifikimi dhe verifikimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda prillit do të kryhet shlyerja e këtyre detyrimeve përmes një mekanizëm të shlyerjes me kompensim deri në 10 miliardë lekë duke lehtësuar bilancet e KESH dhe CEZ. Qeveria do forcojë masat për të mos lejuar më krijimin e këtyre detyrimeve në të ardhmen duke ndërprere fondet buxhetore për ato institucione që nuk paguajnë energjinë. Sektori energjetik është përfshirë në një zinxhir masiv borxhesh që sipas disa vlerësimeve arrin deri në 1 miliardë dollarë.
Afrofeja
humbjet në rrjeti të rreth 45 % të energjisë që hidhet për përdorim kanë detyruar Entin Rregullator të Energjisë që në fillim të këtij viti të riktheje faturat aforfe. Sipas vendimit të ERE-s i cili është në fuqi që prej muajit janar faturimi aforfe për një familje në Tiranë brenda qytetit, do t’i llogaritet për 600 kw /orë në dimër, vlera e faturës shkon në 6360 lekë pa TVSh dhe 400 kë në verë, vlera e faturës shkon në 3660 lekë pa TVSH. Për të njëjtën zonë, por për stinën e verës, një familje pa matës ose me matës të dëmtuar do t'i faturohen 400 kë/orë në qytet vlera e faturës shkon në 3660 lekë pa TVSH dhe 300 kë/orë në fshat vlera e faturës shkon në 2310 lekë pa TVSH. Qyteti i Durrësit do të faturohet për 500 kw/orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij për 400 kw /orë. Ndërsa, në verë, qyteti do të faturohet për 400 kë/orë, ndërsa fshatrat për 300 kë/orë. Në qytetin e Fierit, në dimër do të faturohet për 500 kw /orë, ndërsa fshatrat për 350 kw /orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kë/orë për qytetin dhe 350 për fshatin. ERE ka vendosur që faturimi aforfe të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat. Një faturë aforfe me 600 kë llogaritet të kushtojë në rreth 7500 lekë me TVSH.