Epidemia e kancerit Hugo Chavez akuzon SHBA-te

'Epidemia' e kancerit, Hugo Chavez akuzon SHBA-te
Kryetari i Venezuelës Hugo Chavez ka shtruar sot pyetjen nëse SHBA ka zhvilluar një armë sekrete me të cilën mund shkaktohet kanceri dhe a e ka përdorur ajo kundër liderëve majtistë në Amerikën Jugore. “A do të ishte e çuditshme që Amerika të ketë zhvilluar teknologji me të cilën mund të shkaktohet kanceri dhe ne asgjë të mos dimë për këtë”, ka pyetur Chavez gjatë një fjalimi në një bazë ushtarake të vendit, transmeton BBC.

Ai i është nënshkruar një trajtimi mjekësor kundër kancerit, ndërsa këtë pyetje e ka shtuar pas lajmit se kryetarja e Argjentinës,  Christina Kirchner rezultoi me kancer në gjendrën tiroide. “Ne do të jetojmë dhe do ta mundim kancerin”, i shkruan ai ne nje mesazh Christina Kirchner. Me kancer është diagnostifikuar edhe kryetari i Paraguait Fernando Lugoa, ai i Brazilit Dilma Rusev si dhe paraardhësi i saj Lula da Silva, njofton sot BBC.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama