Eposi i Kreshnikeve ne konference nderkombetare ne Kine

Eposi i Kreshnikeve, ne konference nderkombetare ne Kine
Studiuesi kosovar, profesor Zymer Neziri, njofton nga Prishtina, se në datat 17 dhe 18 nëntor 2012 në kuadrin e 100-Vjetorit, Eposi i Kreshnikëve do të prezantohet në një konferencë shkencore ndërkombëtare në Pekin të Kinës.Në këtë konferencë, thotë ekskluzivisht për "Shekulli"-n profesor Neziri, janë ftuar që të marrin pjesë edhe studiues nga Europa, Azia, SHBA dhe Afrika, ku përveç Nezirit do të jenë edhe arbëreshi Nicola Scaldoferri i universitetit të Milanos dhe Rigels Halili nga universitetit i Torunjit të Polonisë.

Kumtesa e Zymer Nezirit përfshin të dhëna për epikën gojore shqiptare, për këngët e Eposit të Kreshnikëve.

Akademia kineze ka paraparë që, gjatë ditëve të konferencës të hapet një ekspozitë, ku do të paraqiten koleksione epike dhe studime në bibliotekën e akademisë, duke përfshirë libra, gazeta, publikime në lidhje me studimet epike në Kinë dhe më gjerë gjatë 10 dekadave. Neziri thotë se, do të çojmë disa nga botimet e Shqipërisë dhe Kosovës, botime tëepikës legjendare, por edhe vëllime studimore. Ftesa për profesor Zymer Nezirin ka ardhur nga profesor Chao Gejin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama