Eposi i Kreshnikeve perplas Shqiperine me Kosoven
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Eposi i Kreshnikëve është kthyer zyrtarisht në mollë sherri mes Ministrisë së Kulturës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Kjo e fundit e ka bërë fakt të kryer që aplikimin do ta bëjë vetë, dje me një deklaratë zyrtare!
Kështu, duket se përgatitja e dosjes për të aplikuar në UNESCO, në mënyrë që kjo pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore të jetë pasuri botërore, i ka përplasur dy kryeqytetet shqiptare.
Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo. Por pengesë u bë fakti që ajo nuk është e anëtarësuar në UNESCO, ndërkaq puna për dosjen kishte filluar në Shqipëri.
Për një kohë, përplasjet u sheshuan dhe u krijua një grup i përbashkët me specialistë nga Prishtina e Tirana për plotësimin e dosjes për Eposin dhe me t’u arritur kjo, aplikimi pritej të bëhej nga Shqipëria. Por kur dukej se gjërat ishin në vijë, vjen një tjetër goditje.
Sipas mediave në Prishtinë, kryetari i komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar për të gjithë punën që e ka shoqëruar këtë proces për disa vite.
“Ministri Krasniqi ka përgëzuar profesor Neziri për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesorët Shaban Sinani dhe Vasil Tole, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses. Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disavjeçare kjo dosje është kompletuar”, shkruhej në gazetën “Koha Ditore”.
Sa i përket aplikimit, ministri mësohet të ketë thënë se meqë tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
Sipas njoftimit të MKRS-së, Krasniqi ka thënë se Eposi i Kreshnikëve duhet po ashtu të prezantohet sa më shumë në trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që kjo trashëgimi të ruhet sa më shumë dhe që gjeneratat e reja të dinë sa më shumë për të.
Specialistë të Ministrisë së Kulturës dhe anëtarë të tjerë të komisionit, e kanë cilësuar si blof lëvizjen e Nezirit dhe deklaratën e Krasniqit.
“Është vetëm blof. Ata nuk munden të aplikojnë, sepse nuk janë në UNESCO. Nëse do presin derisa të anëtarësohen, dikush tjetër do na e marrë eposin”, citohet në GSH njëri prej specialistëve.
Ai e sheh këtë zhvillim si një mundësi që mund t’u jepet vendeve të tjera të Ballkanit, që kanë pretendime mbi Eposin si mundësi