Erando Karabeci mund t'i japë lamtumirën skuadrës së Tiranës gjatë verës. Sipas mediave austriake, mesfushori i bardhebluve ka tërhequr vëmendjen e një klubi shumë të njohur nga kampionati i këtij vendi.
Shturm Grac është në kërkim të një mesfushori me tipare mbrojtëse për sezonin e ardhshëm dhe sipas "LAOLA1.at", 27 vjeçari shqiptar është një prej kandidatëve më të mundshëm që po monitorohet.
Klubi austriak mbylli kampionatin e kaluar në vendin e 5, duke mos arritur që të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për këtë edicion.