Sistemi i ri i 'agrikulturës urbane' redukton në mënyrë drastike sipërfaqet me troje të zëna, pasi nuk ka nevojë për truall, duke e bërë kultivimin më ekonomik, të qëndrueshëm dhe në gjendje të kënaqë pikëpyetjet në rritje mbi një popullsi botërore gjithmonë e më të urbanizuar në disporpocion me tokat e kultivueshme. Përveç strukturës prej 54 metrash lartësi në Suedi - në gjendje të prodhojë një gamë të gjerë perimesh me gjethe të gjelbëra - janë të shumtë projektet e kësaj natyre nëpër botë.
Mendohet se brenda 2050-s - me rreth dy miliardë më tepër njerëz se sot - mbi 80% e popullsisë botërore do të gjendet në qendrat urbane. Një rritje për t'u shënuar kjo, që sjell jo pak shqetësim edhe nga pikëpamja e ushqimit. Sipas Fao-s, në fakt ''brenda 2020 do të jenë të disponueshme vetëm gjysma' e trojeve që ishin në 1960'', zonë që do të përgjysmohet edhe më shumë brenda 2050-s, nëse nuk do të përmirësohet ‘cilësia’ e tokës dhe shfrytëzimit të saj.
Siç raporton Daily Mail, duke cituar ekspertë dhe operatorë të sektorit, mund të jenë pikërisht fermat vertikale në gjendje të ftojnë në dhjetëra kate dhe direkt në qendrat urbane shumë kultura të ndryshme bujqësie. Jo vetëm prodhimet që do të rriten gjatë vitit në këto sera ''të mbrojtura'' - ku do të rezultojnë të padobishme pesticidet apo produktet e tjera kimike - por në fermat vertikale mbjellja ndodh në katet më të larta dhe nuk duhet toka, pasi rritja është e sigurt nga përdorimi i ujit të pasur me minerale. Gjatë rritjes bimësia vendoset në katet më të ulëta dhe kur janë në momentin e duhur të pjekjes ndodhen në nivelin e terrenit. Produktiviteti është tepër i lartë: deri në 300 kilogramë për metër katror. Një grataçelë serë prej 25 katesh mund të sigurojë kështu një prodhim të mjaftueshëm për 350 mijë vetë.
Aktualisht në pararojë në këtë sektor të “grataçelave sera” është Suedia, por po projektohen të tilla edhe në Japoni, Singapor, Kinë dhe ShBA. Në vendin skandinav, shoqëria Plantagon – fituese e Red Herring Top 100 Global Aëard 2012 për ndërmarrjet më inovative – është duke ndërtuar një strukturë 54 metra të lartë, që redukton në minimum nevojën për kultivim me energji, ujë dhe pesticide. Dhe, siç nënvizon ndërmarrja, edhe impakti ambiental është shumë i ulët për sa i përket prodhimeve që vijnë dhe shpërndahen direkt tek konsumatorët në qytet me kosto transporti të reduktuara në minimum.
Brenda 2014-s, ndërtesa me dizajnin e së ardhmes, me detyrimin për të thithur më mirë dritën diellore, duhet të jetë në gjendje të prodhojë bimë me fletë të gjelbra, sallatëra, spinaq etj. Koncepti bazë është i thjeshtë: perime të freskëta, që shpërndahen direkt tek konsumatorët në qytet me një çmim të arsyeshëm''.