Erdogan Ndihemi si ne shtepine e dyte

Erdogan: Ndihemi si ne shtepine e dyte

Duke vlerësuar Turqinë si një partner të rëndësishëm, Presidenti Nishani ka deklaruar se Shqipëria mirëpret investimet turke në sektorët strategjikë. Presidenti turk, duke falenderuar për kujdesin dhe mikëpritjen ka deklaruar se ndihen si në shtëpinë e dytë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Turqisë, Nishani ka vlerësuar mbështetjen që Turqia u ka dhënë shqiptarëve ndër vite dhe lobimin për pavarësinë e Kosovës.

Nishani ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tashmë të mirëvendosura mbi baza të konsoliduara në miqesinë dhe lidhjet tradicionale të dy vendeve. “Biseduam gjerësisht mbi fushat ku bashkëpunimi ynë ka potencial rritje të mëtejshme. Bashkëpunimin tonë e lidhin 89 marrëveshje, protokolle e memorandume. Një nga temat e bisedimeve ishte bashkëpunimi ekonomik, për 2014 Turqia zë vendin e 4 si partner i Shqipërisë në tregti”- tha Nishani.

Ai theksoi se aktualisht numërohen 296 kompani turke të përqëdnruara kryesisht në hekur, celi, telekomunikacion, sektorin banker, miniera etj. 

Homologu turk theksoi se interesi i Turqise eshte shtimi i volumit tregtar vjetor mes dy vendeve. “Ne ndjekim me kënaqësi procesin tuaj për të arritur sa më shpejt në BE dhe këto do të jenë hope për Shqipërinë. Si një vend i bashkimit doganor mendoj se marrëdhëniet tregatre mes dy vendeve duhet të zhvillohen më me shpejtësi. dëshira ime është që vëllimi tregtar në vit të jetë 1 miliardë dollarë dhe vullneti për këtë ekziston në të dy vendet”- tha ai.

Sipas Erdogan, bashkëpunimi mes dy vendeve nuk është i kufizuar vetëm me tregtinë. 

“Investimi i Turqve në Shqipëri është 2.7 miliardë dollare. Jemi këtu sot me një grup të madh biznesmenësh, pasdite me mikun tim të nderuar do të jemi me biznesmenët tanë, duhet të shtojmë më tej inisiativën atyre”- tha ai.

***

- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ndodhet sot në Tiranë. Erdogan mbërriti në Presidencë në orën 10:20 ku po takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Në orën 13:40 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Në orën 14:00, Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Sipas njoftimit të Presidencës në orën 15:00 Erdogan do të jetë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë.

Axhenda e Presidentit turk vijon me takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta, në orën 16:30.

Mësohet se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Turqisë do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin.

Ai do të shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jenë mbi 100 persona.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama