Djali i ish-Givernatorit të Bankës së Shqipërisë ka sqaruar se kujt ia drejtonte fyerjet në “Instagram”. Erik Fullani shprehet se me fjalët: “I lejm zagarët të lehin se ata at pun kan. Karvani ju mbeti n’shina, s’dinë as me lyp fam”, ishte për gazetarët që e kanë shqetësuar këto ditë.
“Atë statusi ia dedikoj të gjitha gazetarëve që këto koha kanë ndërhyrë në jetën time, për çdo gjë që unë bëj.”
“Nuk kanë asnjë të drejtë të futen në Instragramin tim e të përdorin fjalët e mia”, shprehet Eriku. Duke folur për “Gazetën Shqiptare”, ai nuk pranon të flasë për babanë e tij, Ardian Fullani që tashmë ndodhet në “arrest shtëpie”, por thotë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.