Erion Brace elozhe per Partizanin dhe thumbime per Skenderbeun

Erion Braçe, elozhe për Partizanin dhe thumbime për Skënderbeun

Deputeti socialist, Erion Braçe, i njohur botërisht si një tifoz i zjarrtë i Partizanit, ka bërë një postim në rrjetet sociale për paraqitjen e parë pas 23 vitesh të kësaj skuadre në Ligën e Kampioneve.

starova brace dervishi

Braçe u ka thurur elozhe të kuqve për atë që dhuruan në fushën e lojës ndaj një ekipi me yje si Ferencvaroshi, sidomos autorit të golit, Realdo Filit. Ndërkaq, ai nuk ka kursyer as thumbimet për Skënderbeun, duke u kujtuar korçarëve futbollin e ndershëm.

brace

Ja postimi i plotë i Erion Braçes:

Super super PARTIZANI!! Rikthet ne "Kupen e Kampioneve" pas 23 vitesh, ben nje ndeshje te madhe, luan futboll, shenon, nuk mundet!

Kishte kunder;

FERENCVAROSH-klubin historik te Hungarise, te pasur dhe me nje pervoje te madhe,

7 LOJTARE TE PERFAQESUESEVE EVROPIANE-te gjithe te ardhur nga super forma e Evropianit,

PERVOJEN-ndeshja e pare ne Champions pas 23 vitesh e nje ekipi te ri, lojtaret e te cilit nuk e kane luajtur kurre nje ndeshje te tille.

Ky djale i ri eshte heroi sot-per golin e pare te Partizanit ne Champions pas 23 vitesh dhe te tijin per kete sezon; per rastin e golit te dyte te humbur, deshmia e forte e pervojes qe na duhet!

Ne ane tjeter;

Palca e kuqe e Partizanit, Trashi e Batha, super force fizike, mendore, taktike, sakrifice e shpirt i madh!

Skam cthem me shume;

DINJITET I KUQ!! Edhe kombetar!

Ndaj meqe i kam degjuar sot gjithe diten, kam nje keshille per Ndermarrjen e Futbollit te Plepave:

Heshtni dhe duartrokisni!

Besoj mesuat sot se ceshte nderi-te luash ndershmerisht!

Per korcaret tifoze te Partizanit, respekt; GEZOHUNI!! Vo: ndjese Guerrils per mosprezencen; temperature trupi e larte, grip vere.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama