Nga foltorja e sallës së Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe u shpreh sot se kryetari i opozitës, Lulzim Basha lëviz me një makinë që rezulton të jetë blerë 111 milion lekë.
“Makina që lëviz kryetari i opozitës nuk është e tija, por në doganë rezulton e blerë nga Partia Demokratike. Unë e kuptoj që kryetari i partisë duhet të lëvizë me makinë, por le të vijë të marrë volsvagenin tim dhe të shëtisë rrugëve të Tiranës”, tha deputeti socialist.
Braçe tha nga foltorja e Kuvendit se “sipas dokumenteve kjo makinë rezulton të jetë blerë 111 milion lekë”.