Klubi i Verder Bremen ka filluar të inatoset me faktin që përmendet në vazhdimësi për afrimin e disa futbollistëve, të cilët nuk i ka kërkuar. Dy prej tyre janë lojtarë shqiptarë.
I pari ishte Arlind Ajeti, për të cilin në javën e kaluar u përfol se kishte interesim nga skuadra që luan në Bundesligë, e cila kërkon t'u kthehet viteve më të lavdishme kur luftonte për titull. Drejtori sportiv, Frank Bauman, u desh të fliste për mediat gjermane dhe t'u shpjegonte që Ajeti nuk kishte qenë asnjëherë një objektiv i merkatos.
Të njëjtën gjë ai është detyruar ta bëjë edhe sot, kur këtë radhë emri që përmendi ishte ai i Ermir Lenjanit. Sipas gazetës franceze "L'Equipe", Lenjanin e kërkonin si Verder Bremen, ashtu edhe AEK i Athinës.
"Asnjëherë temë për ne", ishte përgjigja e Bauman për gazetarët, i çuditur përsëri që emri i një futbollisti shqiptar përflitet si përforcim i mundshëm i skuadrës së tij