Ermir Lenjani tregon pse e do medoemos nje fitore me Zvicren

Ermir Lenjani tregon pse e do medoemos një fitore me Zvicrën

Ermir Lenjani ka treguar në një letër të hapur të publikuar nga "Neue Zürcher Zeitung" krenarinë e tij që është shqiptar, edhe pse është rritur në Zvicër dhe i është mirënjohës asaj që i ka dhënë ky vend. Ai ka premtuar se do të bëjë maksimumin për të mundur helevetët, sepse ka shuam arsye për ta bërë një gjë të tillë.

lenjani

"Të konkurrosh kundër Zvicrës në Kampionatin Europian është diçka shumë e bukur dhe më jep një ndjesi të mirë. Unë do të takohem me vendin ku u rrita dhe që më ka dhënë kaq shumë. Në vitin 1992, familja ime lëvizi nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, në Gibsvil, pranë Zyrihut. Më vonë ne u transferuam në Vintertur, ku unë fillova karrierën si futbollit.

Kur mendoj për Zvicrën, gjëja e parë që më vjen ndër mend janë malet. Por kur dëgjoj fjalën Shqipëri, ajo që më vjen menjëherë në mendje është shqiponja dykrenore. Kam përfituar nga të dy kulturat: krenarinë e pabesueshme që rrjedh në venat e shqiptarëve dhe ngulmimin për të arritur suksesin të zviceranëve. Edhe pse kam një lidhje të ngushtë me Zvicrën, në ndeshjen kundër tyre, do të bëj gjithçka me emocion dhe dëshirë që të fitoj, në mënyrë që t'i siguroj fitoren ekipit tim, që t'i bëjmë tifozët krenarë dhe të lumtur.

lenjaniiiii

Për mua është një nder të luaj për Shqipërinë. familja dhe miqtë e mi janë krenarë për mua. Kjo më jep më shumë motivim dhe energji për të dhënë më të mirën për Shqipërinë.

Unë kam mbajtur lidhje të ngushta edhe me Kosovën, që është vendi im i origjinës, ndonëse kam emigruar nga atje me familjen kur isha vetëm 3 vjeç. Unë shpesh udhëtoj për në Kosovë apo Shqipëri. Si pjesëtar i ekipit kombëtar më duhet ta bëj një gjë të tillë, por e bëj edhe gjatë pushimeve ku kaloj kohën me familjarët dhe miqtë e mi.

lenjani_7608

Shtëpi për mua do të thotë kur je me familjen dhe kur mamaja ime gatuan pite ose fli, atëherë unë ndjehem me të vërtetë në shtëpi".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama