Ermonela Jaho shkelqen ne Londer Kritika e mbulon me levdata

Ermonela Jaho shkelqen ne Londer: Kritika e mbulon me levdata

Ermonela Jaho shkëlqen në premierën e operas “Manon”, e shfaqur në Operan Mbreterore në ‘Covent Garden’ të Londrës. “Manon” është një vepër e dramaturgut francez Massenet, dhe Jaho luan rolin kryesor.

“Jam shumë e kënaqur me rezultatin e këtij produksioni dhe dua të falendëroj të gjithë kolegët dhe trupën e mrekullueshme të Operas Mbreterore për dashurinë, energjinë dhe mbështetjen e sinqertë që më dhanë. Kur artistët bashkëpunojnë sinqerisht me njëri-tjetrin, rezultatet janë gjithmonë mbresëlënse për zemrat e gjithë spektatorëve“, tha ajo.

Kritika britanike nuk ka qenë indiferente. Përkundazi. Gazeta e madhe ‘The Independent’ e Londres, sipas blogut ‘Peshku pa ujë’, në shkrimin: “Ka shumë gjëra që duhen pëlqyer për këtë produksion” , shkruan për Ermonela Jahon se “ Manon e Ermonela Jahos del si një lule pranverë në skenë.Aria tejet e veshtire e heroines ne opera, eshte nje sfide qe sopranoja shqiptare e perballon me elegance maksimale”.

Gazeta ‘The Independent’ perfundon shkrimin e vet me keto fjale: “Si dramaturg autori i Operas, Massenet nuk është në të njëjtën lige si Pucini dhe Verdi. Por vazhdimisht Jaho dhe tenori Polenzani, arrijnë të mbulojnë mangësitë e dramturgut francez  përmes bukurise sublime të menyres se si ata këndojnë”, shkruan ‘The Independent’ e Londrës.

Kritiku Christian Rath i revistes “The Stage”  shkruan se “Jaho vokalisht është prekëse dhe kur kërkohet prej saj ajo është brilante”.

Specialiste te tjere britanikë te operas ne blogje te specializuara shkruajne ne kritiken e tyre se “Jaho e përballon rolin pa frike dhe në menyre të mahnitshme”.

Ndërkohe, , kritikja e njohur Sarah Stewart shkruan se “shfaqja ishte një performancë joshëse që xixëllon si diamant dhe shampanjë”.

Pas këtij produksioni sopranoja shqiptare, e cila është e ‘prenotuar nga operat me të mëdha të botës deri në vitin 2019, do të vazhdojë me “Traviaten” në Paris ,”Anna Bolenen” në teatrin Bolshoi të Moskës , me “Madam Butterfly” në Hamburg, në  Lyon për “Simone Boccanegra”, në rolin e Amelia Grimaldit dhe në dhjetor me “Traviaten “ ne Vjene.  Jaho do të jetë sërish në Londër me operen “La Boheme “ në rolin e Mimise e më pas me “Suor Angelica” dhe Madam Butterfly”. Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho është intervistuar ditë më parë nga stacioni BBC 3 dhe një nga shfaqet e saj do të transemtohet live për audiencën botërore nga gjiganti britanik në një nga ditët e ardhshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama