Një ndërtesë e projektuar që të duket sikur e ka goditur një tërmet, pothuajse u godit me të vërtetë nga një tornado. Ndërtesa që është quajtur “Besoje ose jo!” e “Ripley” ndodhet në Branson, Misuri. Por vizitorët që e shohin atë për herë të parë mendojnë se ajo është goditur nga tornado që preku qytetin dhe është një godinë e pasigurt për t’u frekuentuar. Menaxheri i saj, Geri Deili, tha se: “Ndërtesa u ngrit në vitin 1999 dhe është dizajnuar që të duket pikërisht kështu, si një nga ndërtesat e mbetura pas goditjes së vendit nga tërmeti i vitit 1812. Do të doja të kishim vendosur një parullë ku të thuhej “Dukemi qëllimisht kështu”. Ndërtesa i ka shpëtuar goditjes nga tornadoja. Banorët lokalë thonë se kur tornadoja e ka parë ndërtesën ashtu të copëtuar, ka vendosur se nuk ka kuptim ta godasë më.