Pas denoncimëve të "Panorama Sport" për trukimet e ndeshjeve në Kategorinë e Parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht hetmiet.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, FSHF ka bërë të ditur që Komisioni i Etikës ka nisur të hetojë ndeshjen e fundit që është zhvilluar mes Turbinës dhe Sopotit e cila përfundoi me rezultatin 8-3.
Cërrikasve u duhej të shënonte 6 gola diferencë për të qëndruar në Kategorinë e Parë.
Njoftimi
Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv se ndeshja Turbina-Pogradeci, e vlefshme për javën e 27-t dhe të fundit të kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë e mbyllur me rezultatin 8-3 do të jetë objekt i hetimit të Komisionit të Etikës.
Ky institucion, pasi të ketë siguruar provat e nevojshme, do të mblidhet për të gjykuar në lidhje me këtë ndeshje të dyshuar për trukim.