Etika si identitet i nje shoqerie

Etika si identitet i nje shoqerie
Në mjediset e jetës së përditshme, si rrugë, kafene, autobuzë, makina të vogla, sidomos të shtrenjta, në pika interneti, në mjedise të pastra, vërehet në mënyrë shqetësuese ndotja e fjalorit, të cilën po e quaj “ndotja fjalorike”. Etika, edhe pse në pamje të parë një tematikë e këtillë mund të duket banale, është një element, pothuajse, i harruar i së përditshmes sonë.

Ndonëse, parimisht, nuk ka një përkufizim të etikës, ajo është subjektive dhe e ndryshueshme tek njerëz të ndryshëm, gjithsesi, njeriu është i prirur instiktivisht për ta ndjerë atë, qoftë kur vepron mirë, qoftë kur vepron keq. Imagjinoni se në ēfarë sikleti mund të ndihet në këto raste babai, nëna, motra, tezja, halla, kur mund të ndeshen me fenomene të tilla me të afërmit e tyre. Dukuria është e shumtuar, përverse, aspak qytetare, në kundërshtim flagrant me gjithēka elementare të normave shoqërore.

Më e shëmtuar shfaqet kjo dukuri në mjedise zyrtare, institucione, ku etika jo vetëm është e nevojshme, por e domosdoshme, sepse për etikën në fjalë, sjellje, veshje, ka jo pak udhëzime, të cilat nuk janë, thjesht, të rekomandueshme, por të detyrueshme. Edhe për qytetarin këto elemente janë minimale për t’u quajtur qytetarë. Problemi nuk zgjidhet në një ditë, sepse nuk është krijuar në një ditë. Duhet impenjim për shërimin të këtij fjalori të ndotur. Për të mos shkuar më tej, e të përmendim raste edhe më flagrante të mungesës maksimale të etikës, ku veprimet e mira, si ndershmëria, drejtësia, korrektësia etj, quhen idiote, përēmohen dhe tallen, dhe të kundërtat, si korrupsioni, mashtrimi, mediokrriteti quhen vlera, zgjuarsi.

Për të qenë i mirë njeriu duhet të jetë domosdoshmërisht i zgjuar, përndryshe mirësia e tij do të jetë gjysmake, formale dhe e papërsosur, ndërsa e keqja, përgjithësisht, ka të bëjë me marrëzinë, me injorancën dhe me mungesën e kulturës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama