Etrit Berisha behet gati per ndeshjen e karrieres

Etrit Berisha bëhet gati për ndeshjen e karrierës

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka ngurruar të cilësojë ndeshjen e nesërme kundër Rumanisë si më të rëndësishmen e karrierës së çdo futbollisti që aktualisht vesh fanellën kuqezi.

Berisha

"Për ne është ndeshja më e madhe në karrierë dhe do të mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar. Jemi të motivuar më shumë se kurrë. Do të jetë e vështirë, e dimë edhe cilësinë e Rumanisë. Por edhe në dy ndeshjet e mëparshme kemi bërë ndeshje të mëdha, dhe kemi humbur për detaje që do të mundojmë të rregullojmë në ndeshjen e ardhshme", tha ai.

Edhe ai, si De Biazi, nuk ka konfirmuar nëse Cana do të kthehet në qendër të mbrojtjes, edhe pse i ka thurur elozhe kapitenit. "Mund të them që Loriku është shtylla e kombëtares tonë dhe me siguri që është një gjë e madhe ta kemi në ekip. Por në fund është trajneri që bën zgjedhjet", ishte komenti i tij.

Berisha vlerësoi shumë edhe kundërshtarin e radhës, i cili sipas tij kishin ngjashmëri me lojën e Shqipërisë. "Mendoj se Rumania ka një ekip të mirë. Nuk është se kanë yje, por punojnë si një grup. Edhe ne jemi njëlloj, ndaj do të jetë një ndeshje e mirë ajo mes nesh", tha portieri.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama