Etrit Berisha u ka dhënë fund pushimeve të tij verore para kohe për të qenë në stërvitje me Lacion që në ditën e parë të fazës përgatitore për sezonin e ri.
Sipas mediave italiane, portieri i përfaqësueses shqiptare kishte leje që të qëndronte pushim edhe një javë tjetër, meqë kishte marrë pjesë në Europian me kuqezinjtë. Por Berisha ka lajmëruar klubin se do të paraqitej në grumbullim që në ditën e parë të fazës përgatitore të Lacios, të dielën.
Portieri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Lacion dhe duket se gjatë këtyre ditëve të grumbullimit, shpreson të mësojë se cili do të jetë fati i tij. Klubi duhet të vendosë nëse do ta lejojë të largohet, apo do të kërkojë që ai të qëndrojë e zgjatë marrëveshjen ekzistuese, për t'u kthyer më pas në portierin titullar të klubit italian.