Euro 2008 nxjerr jashte loje Operen e Vjenes

Euro 2008 nxjerr
Sipas drejtuesve të këtij institucioni, kjo vjen, jo sepse adhuruesit e operës preferojnë të rrinë në shtëpi për të parë ndeshjen, por sepse janë të trembur se mund të ngatërrohen me ndonjë turmë tifozësh të futbollit, të grumbulluar në qendër.

Në shfaqjen e së hënës "Forca e fatit" ("La forza del destino") e Verdit, vetëm 7% e karrikeve ishin mbushur, një gjendje katastrofë për këtë teatër, i cili përgjithësisht shet 99% të biletave për mbrëmje.

Drejtuesit janë shprehur të alarmuar, pasi në bazë të shfaqjeve kishin planifikuar një rekord shikuesish, porn ë fakt nuk ka ndodhur fare kështu.

Në kushte të tillë, sipas AFP-së, teatri ka vendosur të anulojë shfaqjen e baletit "Bajadera" për datën 29 qershor. Datë në të cilën zhvillohet finalja e kampionatit në Vjenë.

Gjithashtu, nga një bilanc që vetë drejtuesit kanë bërë, shitja e biletave është ulur ndjeshëm dhe për shfaqjet që përkojnë me ndeshjet e çerekfinales, që luhen në kryeqytetin austriak, përkatësisht në datat, 20 dhe 22 qershor, ku ka ende bileta për të gjitha kategoritë, nga 10-178 euro.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama