Trajneri i Francës në deklaratën e tij përpara ndeshjes me Rumaninë ka dhënë përshtypjet që ka përpara këtij kompeticioni. Strategu francez ka dhënë edhe këshillat që duhet të ndjekin lojtarët e tij, jo vetëm për këtë takim, por për të gjithë sfidat që do të zhvillojë Franca në këtë edicion.
"Është eveniment i madh dhe ne nuk kemi nisur të përgatitemi vetëm dy javë më parë. Përkundrazi, kemi dy vjet që e bëjmë diçka të tillë dhe kemi dëshirë që të paraqitemi sa më mirë. Megjithatë, ua kam komunikuar edhe lojtarëve që nuk duhet ta mendojmë si malore.
Nuk duhet të vëmë vetën nën presion, pasi emocionet për organizimin e kompeticionit duhet të përfundojnë në momentin që mbaron edhe ceremonia hapëse.
Më pas do të jetë vetëm futboll. Rumania? Pres në fushë një ekip që e kam parë edhe në përballjet e tjera miqësore ose kualifikuese.
Është një ekip që nuk e bazon lojën në mbrojtje, por ka një repart prapavije shumë solid dhe hermetik. Do të kërkojnë që ashtu si edhe ne, të shënojnë sa më shpejt.
Duhet të bëjmë atë që dimë, të shënojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të arrijmë të marrim rezultatet që na duhen", ka deklaruar Deshamp në konferencën për shtyp.