Në prag të fillimit të Europianit në Francë një tjetër problem për sigurinë është rikthyer për organizatorët. Huliganët anglezë kanë shkaktuar trazira mbrëmë në Marsejë duke detyruar forcat e policisë të përdornin gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Këto trazira duket se janë rikthyer në një problem serioz për autoritetet, pas 18 viteve ku këto skena u panë në ndeshjen Angli-Tunizi: Tifozë anglezë të dehur që shkaktojnë trazira nëpër baret dhe rrugët e qytetit.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se thirrjet e huliganëve në këtë rast i drejtoheshin organizatës terroriste: "ISIS ku je?".
Shqetësimi për sulme të mundshme terroriste mbizotëron prej kohësh në Francë, referuar edhe atentateve në vitin e kaluar, por huliganizmi duket se është rikthyer në prag të ndeshjes Angli-Rusi.