Elseid hysaj është një ndër "armët" më të forta që Kombëtarja zotëron në 23 lojtarët që De Biazi grumbulloi në Europianin.
Fansat e tij duket se kanë ardhur në rritje edhe pas një sezoni të suksesshëm që ai mbylli me skuadrën e tij të Napolit (vendin e dytë në Serinë A). Ndërsa De Biazi i besoi atij edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës në Europian.
Shkodrani 22-vjeçar ka zbuluar më në fund edhe dy prej fansave të afërt. Një foto e postuar në rrjetin social "Facebook" nga vetë futbollisti, mban mbishkrimin: "Fansat e mi më të zjarrtë babai dhe nëna".