Nuk ka paqe në këtë Europian. Pas trazirave të shkaktuara prej huliganëve anglezë dhe rusë në Francë, pasditen e sotme në ndeshjen Ukrahinë-Irlanë e Veriut një tifoz i kombëtares së Irlandës ndërroi jetë.
Sipas mediave ndërkombëtare tifozi humbi jetën pas një infarkti në zemër. Ndihma mjekësore ishte e menjëhershme, por mjekët nuk patën mundësi të bënin asgjë për t'i shpëtuar jetën tifozit.
Ky është tifozi i dytë i Irlandës së Veriut që ndërron jetë, pak ditë më para një 24-vjeçar ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash.
Irlanda e Veriut fitoi sot me rezultatin 2 me 0 kundër Ukrahinës. Aktualisht, irlandezët mbajnë vendin e tretë në grup dhe shanset për t'u kualifikuar në fazën tjetër të "Euro 2016" janë rritur. Ndeshja e radhës është kundër Gjermanisë më 21 qershor në mbrëmje.