Euro 2016/ Itali-Gjermani ja dueli koke me koke i lojtareve

Euro 2016/ Itali-Gjermani, ja dueli kokë më kokë i lojtarëve

Të gjithë do të donin që kjo të ishte finalja e "Euro 2016", me gjithë respektin për Francën organizatore dhe kombëtaret e tjera të mbetura në lojë, por Itali- Gjermani është nëna e të gjitha ndeshjeve, të paktën për kontinentin e vjetër.

1385003-29696437-2560-1440Për këtë arsye, dueli i natës së nesërme në "Bordo" do të jetë reklama më e bukur e këtij turneu, me të gjithë tifozët dhe sportdashësit që kanë nisur të mbajnë frymën, në pritje të vërshëllimës së Viktor Kasait.

Gjithsesi, "Gazzetta dello Sport" ka dashur të bëjë një analizë të duelit kokë më kokë, por duke u bazuar te vlera e merkatos, vlerësimet e paraqitjeve(nota) në këtë Europian, si dhe te shifrat në bazë të roleve të tyre.

Bufon kundër Nojerit

Po flasim për dy portierët më të mirë në botë, por duke parë moshën, vlera e merkatos nuk ka të krahasuar mes tyre; 2 milionë për Bufonin dhe të paktën 45 për Nojerin.

Gjithsesi, Xhixhi ka merituar një notë mesatare shumë më të lartë në këtë turne për atë çfarë kanë dhënë në fushë, 7.25 kundrejt 6.38 të Manuelit, sepse ndoshta gjermani nuk ka pasur përballë rivalë aq të rrezikshëm sa të italianit.

Në lidhje me pritjet vendimtare, edhe ato janë në favor të Bufonit, 8 kundër 6, ndërsa në lidhje me pritjet, të dy e kanë 100 për qind efikasitetin, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pësuar gol.

Prandaj, nëse i mbledhim këto statistika, në fund, këtë duel e fiton Bufoni.

Barzalji kundër Kimishit

Ky duel flet në letër për mbrojtësin gjerman, kjo për faktin se bavarezi ka favorin e moshës, çka bën që vlera e tij të jetë më e madhe në merkato se ajo e italianit.

Dy milionë euro vlerësohet ky i fundit, kurse 13 milionë euro Kimish. 19- vjeçari kryeson edhe për sa i përket notës mesatare, 6.75 ndaj 6.62. Në këtë përballje, Barzalji numëron edhe më pak duele të fituar, 14 kundër 18 të Kimishit, i cili ka rikuperuar vetëm 1 top karshi 17 të italianit. Këtë duel e fiton futbollisti i Bajernit.

Bonuçi kundër Boatengut Italia mund të "fryjë gjoksin" me Bonuçin. Italiani vlerësohet 30 milionë euro në merkato, 10 milionë më pak se kolegu i tij, por në "Euro 2016" juventini ka një mesatare më të lartë, 6.88 ndaj 6.75.

Bonuçi numëron edhe më shumë duele të fituara, 8 kundër 6, si dhe dyfishin e topave të rikuperuar, 12 me 6. Këtë duel e fiton Bonuçi.

Kielini kundër Humelsit

Nëse në këtë duel Humels ka një vlerë më të madhe në merkato, 38 milionë euro karshi 13 milionë që vlerësohet Kielini, ky i fundit regjistron një notë mesatare më të lartë, 7.33 ndaj 6.33. Gjermani është superior karshi dueleve të fituara, 19-18, ndërsa italiani ka rikuperuar më shumë topa, 11-6. Ky duel përfundon në barazim.

De Shiljo kundër Hektorit

Duel shumë interesant është edhe ai midis mbrojtësve të krahut. Hektor ka një vlerë më të madhe në merkato, 11 mln euro, ndërsa ajo e De Shiljos është në rritje e sipër, edhe pse, sipas "Gazzetta dello Sport", futbollisti i Milanit vlerësohet 5 mln euro.

Shumë e vogël është diferenca mes tyre në notën mesatare, 6.12 ajo e gjermanit, kurse 6.05 ajo e lojtarit të Milanit. De Shiljo numëron edhe më pak duele të fituara, 16 kundër 20 të Hektorit. Ndërsa 4 me 7 në favor të gjermanit është numri i topave të rikuperuar. Ky duel fitohet nga Hektori.

Sturaro kundër Khedirës

Derbi brenda familjes Juventus fitohet nga Khedira. Gjermani fiton çdo dyluftim: 20 mln euro kundër 11 mln euro vlera e merkatos, 6.25 kundër 5 nota mesatare, 26-6 numri i topave të rikuperuar dhe 87.18% me 60% pasimet e sakta. Të gjithë flasin në favor të Khedirës.

Kros kundër Parolos

Nuk ka duel për sa i përket vlerës së merkatos. 50 mln euro vlerësohet gjermani, ndërsa 6.5 lojtari italian.

Ky i fundit ka një notë mesatare më të lartë, 6.83 ndaj 6.75, por është në disavanatazh për sa i përket rikuperimit të topave, ku Kros kryeson 26-8. Futbollisti i Realit ka edhe saktësinë më të lartë në pasime 76.6% kundër 92.34%. Duelin e fiton Krosi.

Xhakerini kundër Ozilit

Turko-gjermani ka një vlerësim më të lartë në merkato, 50 mln euro karshi 4 mln që është çmimi i italianit. Xhakerini udhëton me një mesatare më të lartë, 7 ndaj 6.25, por humbet në saktësinë e pasimeve, 80.91% ndaj 66.67%. Në barazim 12-12 është numri i topave të rikuperuar. Duelin e fiton Ozili.

Florenci kundër Draksler

Vlera e merkatos flet edhe një herë për gjermanët. Draksler vlerësohet 24 mln euro, kurse Florenci 20 mln. 6.17 është nota mesatare e italianit, ndërsa 6.33 ajo e gjermanit. Ky i fundit numëron 8 topa të rikuperuar ndaj katër të romanistit, teksa ka edhe një përqindje më të mirë në pasimet e sakta, 80.91 ndaj 66.67% duke e fituar plotësisht duelin.

Ederi kundër Mylerit

Sulmuesi i Interit, edhe pse ka një vlerësim më të ulët në merkato, 12 mln euro se gjermani që kushton 75 mln, ka regjistruar një mesatare më të lartë, 7.17 kundër 5.75. Eder ka goditur 7 herë në kuadrat duke shënuar 1 gol në Europian, ndërsa Myler ka goditur 12 herë pa e gjetur kurrë rrjetën. Duelin e fiton Eder.

Pele kundër Gomezit

Dueli midis dy bomberave përfundon në barazim. 11 mln euro është vlera e kartonit të Peles, ndërsa 12 mln euro ajo e Gomezit. 6.67 nota mesatare e italianit, 6.05 ajo e gjermanit. Nëntë goditje në portë numëron Pele, kurse 1 më pak Gomez. 2 me 2 është numri i golave të shënuar nga lojtarët në këtë Europian.

Përgatiti: LEAR MAÇI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama